Gjergj Vyshka 11.01.2017 11:15
Liga Ballkanike e Basketbollit të Meshkujve (BIBL) ka zyrtarizuar gjyqtarët e ndeshjes, Tirana-Karposh Sokoli. Bëhet fjalë për ndeshjen, e cila do të luhet të martën e ardhshme, në ora 19:00, në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet. Kështu do të jetë një treshe malazeze me në krye Ognjen Jokiç, i dytë Vladan Sundiç dhe i tretë Milosav Kaludjeroviç.
Për Ognjen Jokiçin është hera e dytë që gjykon Tiranën, sepse ka qenë në ndeshjen hapëse të Ligës Ballkanike më 10 tetor 2016, Tirana-Trepça e Mitrovicës, 78-66, së bashku me Adem Zurapoviçin dhe Haris Bijediçin. Ndërkohë Vladan Sundiç e ka për herë të parë që gjykon Tiranën në Ligën Ballkanike, kurse Milosav Kaludjeroviç e ka për herë të 3-të.
Ka qenë më 1 dhjetor 2016 në fitoren e fundit të Tiranës ndaj Pejës, 76-73, së bashku me Ivan Miliçeviç dhe Ernad Karoviç. Si, dhe më 7 dhjetor 2016 në ndeshjen Tirana-MKK Feni Industries, 63-72, së bashku me Zdravko Rutesiçin dhe Dragan Kralj.