Gjergj Vyshka 17.11.2016 09:50
Janë ndëshkuar me gabime teknike stoli i bardhebluve dhe Shima, sepse kanë protestuar ndaj vendimeve të gjyqtarit Tafilica. Nga tavolina shumë parregullsi në mbajtjen e rezultatit që u korrigjua në pushim.
Sa i përket ndeshjes, 25-25 ishte pjesa e parë, ndërsa në të dytën, falë lojës së mirë të Hamatit, Vaqarrit dhe Llazanit, Kamza Basket fiton 23-28 dhe kryeson 48-53. Tirana me shumë përpjekje, teksa ka fituar pjesën e tretë 31-23, ka përmbysur në 79-76.
Për t’i vënë vulën suksesit në pjesën e 4-t, të cilën e ka fituar 36-20 dhe në përfundim 115-96. Kështu, Tirana është gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, sikundër Vllaznia, Ardhmëria Basket dhe Teuta.
Tirana – Kamza Basket 115-96
(25-25, 23-28, 31-23, 36-20)
Tirana: Karaj (11), Hysenagolli (18), Shima (25), Xhonson (12), Rame (22) / Lasku (15), Hasani, Durrsi, Gjyzeli (10), Hysa (2). Trajner: E. Borova
Kamza Basket: Hamati (31), Llazani (16), Çela (10), Vaqarri (16), Birçaj (6) / Er. Muhametaj (8), G. Muhametaj, Gjokaj (2), Dedaj, Fjolla (3), Hysa (4). Trajner: A. Muhametaj
Gjyqtarë: G. Hoxha (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë), S. Tafilica (Shkodër)