Gjergj Vyshka 26.10.2016 16:10
Ndeshja e radhës në Ligën Ballkanike për Tiranën do të jetë më 9 nëntor 2016, ndërsa do të jetë përballë Karpos Sokolit 2000 në Shkup. Më 24 nëntor do të jetë ndeshja e parafundit në fushë të huaj, vizita e kthimit në Mitrovicë me Trepçën.
E duke nisur nga 1 dhjetori 2016, Tirana luan 4 ndeshje në shtëpi. Do të presë Pejën e më pas, me radhë, MKK Feni Industries, Sutjeskan, Karpos Sokolin, për ta mbyllur në 25 janar 2017 në vizitën që do t’u bëjë pejanëve në Palestrën “Karagaçi”.
“Kalendarin e kemi të favorshëm, – ka pohuar menaxheri i përgjithshëm i klubit të basketbollit të Tiranës, Anxhelo Koleka. – Do të shfrytëzojmë maksimalisht ndeshjet në fushën tonë.”
“E me këtë gjendje që kemi jemi të bindur se do të jemi në turin e ardhshëm të Ligës Ballkanike”, ka mbyllur Koleka, që ka treguar se ka pasur dhe ngacmime të vogla nga grupe të rinjsh në Mal të Zi.