Basketboll – Meshkuj / Tirana, gati për fillimin me fitore në Ligën Ballkanike

Share Button

basketboll-bibl-tirana-dosja

Gjergj Vyshka 05.10.2016 08:05

Tirana e basketbollit të meshkujve tashmë është gati për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, e cila zyrtarisht do të nisë të hënën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Bardheblutë e trajnerit maqedonas Sllobodan Petrovski do të presin Trepçës së Mitrovicës, ndërsa ndeshja do të luhet në ora 19:00 dhe kjo skuadër, e ndërtuar jo vetëm për një paraqitje dinjitoze në Ligën Ballkanike, por dhe për të fituar titullin “kampion” e Kupën e Shqipërisë, tashmë njeh vetëm një fjalë, suksesin.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit shumësportësh bardheblu, Anxhelo Koleka, tregon të gjitha përgatitjet që ka bërë kjo skuadër dhe po bën pikërisht për ndeshjen e parë ndaj Trepçës së Mitrovicës. “Gjendja e skuadrës, – thotë Koleka për “Sport Ekspres”, – është jashtëzakonisht e mirë. Kemi bërë 5-6 blerje, trajneri që kemi marrë, i cili është maqedonasi Sllobodan Petrovski, është shumë i mirë.”

“Lojtarët janë duke ardhur me qejf në stërvitje, ndërsa me të thënë të drejtën është duke u punuar mirë dhe me dy stërvitje në ditë, – ka vijuar ai. – Në të tilla kushte të gjitha përgatitjet janë për të kaluar grupin dhe nëse arrijmë të fitojmë ndaj Trepçës Mitrovicës dhe Karpos Sokolit 2000 jemi në vendin e katërt. Mos harroni që Vllaznia para dy vjetësh në 10 ndeshje kishte 10 humbje, kurse ne kërkojmë që të bëjmë një paraqitje dinjitoze duke kaluar turin e parë.”

 

Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj

 

Kalendari i Tiranës:

 

10 tetor 2016             Tirana – Trepça e Mitrovicës

19 tetor 2016             MKK Feni Industriers – Tirana

26 tetor 2016             Sutjeska Nikshiq – Tirana

9 nëntor 2016           Karpos Sokoli 2000 – Tirana

1 dhjetor 2016           Tirana – Peja

24 nëntor 2016         Trepça e Mitrovicës – Tirana

7 dhjetor 2016           Tirana – MKK Feni Industriers

14 dhjetor 2016        Tirana – Sutjeska Nikshiq

18 janar 2017            Tirana – Karpos Sokoli 2000

25 janar 2017            Peja – Tirana

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh