Gjergj Vyshka 14.02.2015 10:35
Tirana në basketboll për meshkuj ka forcuar kryesimin, teksa dje pasdite në “Farie Hoti” ka fituar ndaj Apolonisë së vendit.
Por ajo që bie në sy është fakti se ka rilindur Kamza Basket e drejtuar me shumë meritë nga Adem Muhametaj.
Kamza Basket edhe duke e mundur Vllazninë 80-57, kjo për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, vërteton edhe një herë se do të jetë një rivale e fortë për të qenë kampione e Shqipërisë.
Ndeshjet e kësaj jave të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj mbyllen sot me sfidën Partizani-Flamurtari.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(13-14 shkurt 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 80-57
Tirana – Apolonia 105-59
Të shtunën:
Partizani – Flamurtari ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1156-846 25
- Vllaznia 13 11 2 1084-865 24
- Kamza Basket 13 7 6 977-782 20
- Partizani 12 6 6 761-839 18
- Flamurtari 12 2 10 798-951 14
- Apolonia 13 0 13 719-1196 13