AlbanianSport.com 25.10.2014 08:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së dytë të tij, ndërsa takimi tjetër, ai midis Apolonisë dhe Kamza Basket, luhet sot, duke nisur nga ora 17:00 në Durrës.
Tirana në basketboll për meshkuj e ka bërë të vetin derbin me Partizanin, që dje pasdite vonë është luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Për shkak të diferencave të mëdha të skuadrave derbi, edhe pse ka pasur një shikueshmëri të madhe, ka qenë i ftohtë.
Tirana ka fituar pjesën e parë 19-14. Në të dytën, rezultati nis të thellohet gjithnjë e më shumë. Tirana fiton 25-12 dhe në dhomat e zhveshjes shkon me avantazhin prej 18 pikësh diferencë, 44-26.
Tirana i ka vënë vulën e suksesit në pjesën e katërt, teksa ka fituar 4-15 dhe të gjithë ndeshjen 72-44. Ndërkaq, Vllaznia e ka luajtur dje ndeshjen e saj të javës së dytë, ndërsa të martën, për Ligën Ballkanike, do të ketë përballë Molnarin e Tivarit.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund prej Vllaznisë, e cila në përfundim të dy pjesëve të para ka kryesuar 31-41. Më pas nuk ka lëshuar në dy të tjerat dhe në përfundim ka fituar 67-81, duke arritur kështu fitoren e dytë të kampionatit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e dytë
(24-25 tetor 2014)
Partizani – Tirana 44-72
Flamurtari – Vllaznia 67-81
Apolonia – Kamza Basket (sot, ora 17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 2 2 0 154-103 4
- Vllaznia 2 2 0 162-124 4
- Partizani 2 1 1 112-135 3
- Flamurtari 2 0 2 126-163 2
- Kamza Basket 1 0 1 63-68 1
6. Apolonia 1 0 1 57-81 1