Gjergj Vyshka 27.10.2016 07:55
Tirana Eagles Basket dhe Partizani lehtësisht në turin tjetër. Luhen ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë dhe skuadra kryeqytetase, pavarësisht se kanë vuajtur në përballjet e tyre me Skënderbeun dhe Apoloninë, ia kanë dalë t’i bashkohen grupit të më të mirëve të elitës
Tirana Eagles Basket dhe Partizani kanë kaluar lehtësisht në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ndërsa e kanë bërë detyrën e tyre mirë dje pasdite në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Edhe pse kanë pasur vështirësi në përballjet e tyre me Skënderbeun dhe Apoloninë, sërish ia kanë dalë të jenë fitues.
Në fakt ka qenë një tur i parë i Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj brenda llojit, sepse është luajtur mes skuadrave të Kategorisë së Parë. E nëse kanë fituar Tirana Eagles Basket dhe Partizani kjo tregon se këto skuadra, jo vetëm për Kupën e Shqipërisë, por dhe për daljen e tyre në Superiore do të jenë kandidat serioz.