Gjergj Vyshka 18.01.2016 22:35
Tirana Eagles në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga Klarent Dedaj, duket se nuk po frenohet në këtë merkato dimërore.
Pasi ka bërë të vetët Heri Ticen, Erald Gorellarin dhe Arlind Voglin, tashmë është në prag të afrimit të katërt. Emri i basketbollistit mbahet sekret.
Ndërsa sipas një postimi në Facebook, në profilin e Tirana Eagles Basket ai do të zbulohet të mërkurën.
“Tirana Eagles” është në prag akordit për lojtarin e katërt të kësaj merkatoje të janarit, kjo përpara fillimit të fazës së dytë”, – shkruhet në këtë postim.
“Ndoshta dita e mërkurë do të jetë momenti që lojtarët e sapoardhur tek “Eagles” do të vishen zyrtarisht kuqezi e po kështu do të zbulohet edhe emri i 4-t”, – përfundon njoftimi.