Gjergj Vyshka 19.01.2016 11:35
Tirana Eagles Basket dhe Galaktikët tashmë kanë nisur shkëmbimin e lojtarëve. Që do të thotë se sot në mbrëmje në stërvitje, në ora 20:30 në palestrën e ish-klubit shumësportësh Partizani, do të prezantohet 18-vjeçari Artemis Hasa.
“Ai do të jetë pjesë e skuadrës sonë për fazën e dytë të kampionatit, ndërsa është arritur akordi me Galaktikët që lojtari ynë 18-vjeçar, Renaldo Ramaj, i datëlindjes 1999, të jetë pjesë e tyre”.
Ndërkohë kështu me Ticen, Gorellarin, Voglin dhe Hasën, Eagles numëron katër lojtarë dhe i pesti pritet të bëhet publik sonte në mbrëmje. “Është gjetur akordi dhe me të dhe të mërkurën të gjithë të ofruarit do të jenë zyrtarisht lojtarët tanë pasi të jenë federuar në Federatën Shqiptare të Basketbollit”, thotë Tirana Eagles Basket.