Basketboll – Meshkuj / Tirana Eagles Basket ruan hapin me kreun në Korçë

Share Button

tabela-elektronike-korce-40-67

AlbanianSport.com 13.11.2016 14:25

ASNN – Skënderbeu në basketboll për meshkuj edhe dje, në javën e 5-të Kategorisë së Parë, ka pësuar humbjen e radhës, teksa deri në këtë moment numëron 4 humbje në po kaq ndeshje. Nga ana tjetër, skuadra private kryeqytetase e Tirana Eagles Basket me këtë fitore i është afruar Partizanit kryesues duke qenë vetëm një hap larg të kuqve.

Fitorja e djeshme në Korçë për kryeqytetasit ishte më shumë se e lehtë, teksa interesante kjo ndeshje ka qenë vetëm 20 minutat e para, ose thënë ndryshe në gjysmën e parë, sepse më pas frenat e lojës në dorë i mori Tirana Eagles Basket. Më konkretisht, në pjesën e parë të ndeshjes loja ka qenë e barabartë.

Këtë e tregojnë edhe shifrat në fundin e saj, pasi gjithçka mbyllet 12-12. 10 minutat e dyta të takimit edhe këto kanë pasur disi rivalitet, por që në fund miqtë kanë një epërsi prej katër pikësh 8-12. Kësisoj, gjysma e parë është mbyllur 20-24. Mund të themi që ka pasur gabime të shumta nga të dy skuadrat, sidomos në gjuajtjet për 3 pikë.

Pas pushimit Tirana Eagles Basket merr frenat e lojës në dorë dhe bën diferencën në pjesën e tretë, duke e fituar bindshëm atë 11-23 dhe duke thelluar epërsinë në 31-47. Edhe e 4-ta është fotokopje e së 3-ës dhe vetëm sa shtohet kjo diferencë teksa ky 10-minutësh mbyllet 9-20 për kryeqytetasit, ndërkohë që krejt ndeshja përfundon 40-67.

 

Skënderbeu – Tirana Eagles Basket        40-67

(12-12, 8-12, 11-23, 9-20)

Skënderbeu: Bala, Thanas, Habip, Duci, Gërmenji / Simaku, Terolli, Topi, Bello, Treska, Qazimllari. Trajner: I. Nika

Tirana Eagles Basket: Adili, Allaraj, Nikolli, Shytaj, Shehi / Vogli, Nasi, Prodani, Musta, Kala, Zavalani, Nallbani. Trajner: J. Dashi

Gjyqtarë: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Kategoria e Parë

 

Java e 5-të:

(12 nëntor 2016)

 

Të shtunën:

Skënderbeu – Tirana Eagles Basket       40-67

Elbasani – Apolonia                                     62-67

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Partizani 4          4          0          327-199         8
  2. Tirana Eagles Basket 4          3          1          264-217         7
  3. Apolonia 4          2          2          220-300         6
  4. Elbasani 4          1          3          269-293         5
  5. Skënderbeu 4          0          4          240-311         4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh