Gjergj Vyshka 12.02.2017 19:25
Tirana Eagles Basket e ka nisur me fitore fazën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë, teksa dje në mbrëmje, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka mundur 76-54 Apoloninë.
Tek fierakët mungesa e Naçit dhe vëllezërve Ajdhoni ishte e dukshme, ndërsa skuadra vetëm me Priftin dhe Zykajn e kishte shumë të vështirë të përballonte Eaglesin e Klarent Dedajt, që tashmë është një ekip më i plotë me Isakun.
Ndonëse këtij të fundit i duhet më tepër kohë për t’u orientuar me pjesën tjetër të ekipit në kushte kur ka më shumë se sa dy vjet që është shkëputur nga parket. 16-7 ka qenë pjesa e parë, 20-12 e dyta dhe në pushim, Tirana Eagles Basket është në epërsi 36-19.
Mirëpo fierakët kanë hyrë me një tjetër ritëm në pjesën e tretë, të cilën e fitojnë 19-21 dhe ngushtojnë në 55-40. Dalja me 5 gabime personale e Zykajt dhe Çomos ndikon në skuadrën e Odise Profkës.
21-14 është pjesa e katërt për Tirana Eagles Basket, në total, rezultati final është 76-54, ndërsa Nikolli e Shehi, së bashku me Shytajn ishin më të mirët e ekipit në ndeshjen e djeshme.
Tirana Eagles Basket – Apolonia 76-54
(16-7, 20-12, 19-21, 21-14)
Tirana Eagles Basket: Sako (5), Shytaj (12), Isaku (4), Nikolla (17), Laperi (4) / Zavalani (8), Shehi (18), Allaraj (3), Prodani (1), Adili (2), Nasi (2), Nallbani. Trajner: K. Dedaj
Apolonia: Zyka (15), Shkurti (6), Prifti (13), Ademi, Tegu (7) / Alimemaj (5), Bare (5), Çomo (3), Sauli, Salillari. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), J. Gokaj (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(11 shkurt 2017)
Tirana Eagles Basket – Apolonia 76-54
Skënderbeu – Partizani 63-83
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 10 10 0 774-486 20
- Tirana Eagles Basket 9 6 3 585-523 15
- Apolonia 10 4 6 583-724 14
- Elbasani 9 3 6 546-661 12
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11