Gjergj Vyshka 15.11.2014 12:05
Tirana ka “shkërmoqur” Kamza Basketin dje në javën e 5-të të Superligës shqiptare të Kampiponatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj. Sa i përket ndeshjes, pas një barazimi momental 4-4, Tirana ka nisur të thellojë derisa në pjesën e parë ka fituar 22-16.
Në të dytën dhe të tretën, bardheblutë kanë qenë të saktë, pavarësisht përpjekjeve të Karajt, Daliut, Shestanit e Birçajt. Dhe Tirana duke u shkëputur gati në 30 pikë diferencë ka administruar avantazhin derisa në fund ka fituar 92-65.
Për t’u evidentuar mbështetja e “Fanatiks”-ave, gjë që në fund janë përshëndetur dhe me lojtarët bardheblu, të cilët kanë pasur dhe mungesa, teksa nuk ka luajtur Jani, Vaqarri dhe Durrësi.
Përfundimisht Tirana vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë në të gjitha ndeshjet e saj.
Tirana – Kamza Basket 92-65
(22-16, 23-13, 27-15, 20-19)
Tirana: Vogli (15), Gjonaj (11), Lasku (15), Gjyzeli (18), Haxhiu / Huqi (2), Mara (10), Troja (2), Emanuel (9), Lilaj, Roshi (8), Hasani (2). Trajner: B. Shehu
Kamza Basket: Muhametaj (2), Shestani (6), Daliu (20), Karaj (9), Birçaj (4)/Hoxha, Ndreko (8), Gjoka (7), Kozeli (5), E.Gjoka (2), Qehajaj (2). Trajner: A. Muhametaj
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Hoxha (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)