Gjergj Vyshka 04.12.2016 20:35
Shpërthen Genti Lasku me 36 pikë të shënuara dhe pesë 3-pikësha, ndërsa bardheblutë e Milatoviçit e kanë pasur një test kontrolli përpara përballjes së të mërkurës me maqedonasit e MKK Feni Industries. Bardheblutë vijojnë të jenë të pathyeshëm, ndërsa ndeshja e djeshme ka nisur e luftuar.
32-26 është pjesa e parë për Tiranën. 28-23 e dyta dhe në pushim Tirana është në kryesim të 11 pikëve diferencë, 60-49. Ajo që i ka vënë vulën suksesit të bardhebluve është pjesa e tretë, të cilën Tirana e ka fituar 32-14 dhe në total 92-63. Në pjesën e fundit, trajneri Nikola Milatoviç ka lënë në parket vetëm amerikanin Rame, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga Gjyzeli, Hysa, Hasani e më vonë dhe Durrsi e Gjeçi.
Kamza Basket e ka fituar pjesën e fundit 27-21, por kjo ka shërbyer sa për statistikë dhe në përfundim 113-90 për Tiranën, ose thuajse në të njëjtat shifra të ndeshjes së turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, kur bardheblutë patën fituar 115-96. Përfundimisht një Tiranë autoritare ndaj Kamza Basketit dhe që, përtej kampionatit, premton edhe për Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.
Tirana – Kamza Basket 113-90
(32-26, 28-23, 32-14, 21-27)
Tirana: Shima (6), Hysenagolli (13), Lasku (36), Xhonson, Karaj (5) / Rame (18), Vogli (6), Gjyzeli (17), Hysa (8), Hasani (4), Durrsi, Gjeçi. Trajner: N. Milatoviç
Kamza Basket: Vaqarri, Birçaj (12), Çela (16), Hamati (22), Llazani (15) / E. Muhametaj (11), Gjoka, Fjolla (10), G. Muhametaj, Koko (1), Balliu (3), Dedaj. Trajner: A. Muhametaj
Gjyqtarë: G. Cici, G. Hoxha (Tiranë), G. Basho (Shkodër)
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 7-të
(3 dhjetor 2016)
Të shtunën:
Teuta – Ardhmëria Basket 71-52
Flamurtari – Vllaznia 81-88
Tirana – Kamza Basket 113-90
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 7 7 0 632-474 14
- Teuta 7 5 2 539-436 12
- Vllaznia 7 4 3 519-496 11
- Kamza Basket 7 3 4 536-556 10
- Ardhmëria Basket 7 2 5 464-445 9
- Flamurtari 0 7 345-629 8