Gjergj Vyshka 02.06.2016 11:15
Shkodranët e Bledar Gjeçajt nuk kanë pritur të shtunën për ta ngritur trofeun e kampionit në “Qazim Dervishi”, por e kanë mbyllur atë në Durrës në takimin e katërt final.
Vllaznia nuk është menduar dy herë për ta mundur Teutën në Durrës, por një dominim të tillë e ka vendosur që në pjesën e parë, teksa ka fituar 18-32. Pjesa e dytë, edhe pse është e barabartë 28-28 sërish e mban Vllazninë në një epërsi që garanton suksesin e bashkë me të dhe titullin “kampion”.
46-60 në pushim, kurse tek durrsakët, përtej përpjekjeve të Milatoviçit, nuk ka rritje. Vllaznia i fitoi edhe dy pjesët e tjera, me të njëjtin rezultat, 15-21, dhe në fund 76-102 për shkodranët.
E titulli “kampion” është për Vllazninë, që kështu i bën 9 kampionate të fituara në basketbollin e meshkujve.
Teuta – Vllaznia 76-102 (1-3)
(18-32, 28-28, 15-21, 15-21)