AlbanianSport.com 13.12.2014 13:50
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategorisë e Parë, ka luajtur dje ndeshjet e javës së 6-të të tij, që ishin gjithashtu edhe ndeshjet e fundit të gjysmës së parë të këtij sezoni.
Dhe kreu i renditjes së kësaj Kategorie ndahet nga Teuta dhe Studenti, që dje kanë triumfuar në shtëpi, përkatësisht ndaj Skënderbeut dhe Elbasanit, me fitore thuajse identike.
Teuta i ka mundur korçarët në Durrës me rezultatin 87-68, ndërsa në kryeqytet, Studenti i trajnerit të ri, Henri Moja, ka fituar me 20 pikë epërsi, 82-62, ndaj elbasanasve dhe të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë secila.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(12 dhjetor 2014)
Studenti – Elbasani 82-62
Teuta – Skënderbeu 87-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 6 4 2 447-388 10
- Studenti 6 4 2 414-382 10
- Elbasani 6 3 3 395-422 9
- Skënderbeu 6 1 5 368-430 7