AlbanianSport.com 16.10.2014 22:40
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur dje dy ndeshjet e javës së tij të 3-të dhe Teuta vazhdon të kryesojë e shkëputur, pas fitores së 3-të radhazi.
Durrsakët kanë vuajtur, por ia kanë dalë të triumfojnë 77-73 në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, duke mbajtur kreun e renditjes, me pikë të plota 6, ndërsa prapa i vijnë të 3 skuadrat e tjera me nga 4 pikë secila.
Ndërsa në Elbasan, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Arben Xhyra, ka korrur një fitore karakteri ndaj Studentit. Kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri i ri, Henri, Moja, i kanë fituar dy pjesët e para, përkatësisht 18-14 dhe 16-14, duke shkuar në pushim të ndeshjes me epërsinë 34-28.
Por vendasit kanë nisur të reagojnë në dy 10-minutëshat e tjera dhe atë të tretin e fitojnë 19-145, duke e ngushtuar epërsinë e kryeqytetasve në vetëm 2 pikë, 49-47 dhe duke shpërthyer në atë të 4-tin, të cilin e fitojnë 31-23 dhe gjithë ndeshjen 78-72.
ELBASANI – STUDENTI 78-72
(14-18, 14-16, 19-15, 31-23)
ELBASANI: A. Çela, Skëndaj, Leka, Balliu, Uruçi / F. Çela. Trajner: A. Xhyra
STUDENTI: Danushi, Tufa, Fjolla, Lame, Shahini/Beqo, Ferra, Brari. Trajner: H. Moja
GJYQTARË: G. Shaqiri, E. Allaraj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketboll – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(15 nëntor 2014)
Elbasani – Studenti 78-72
Skënderbeu – Teuta 73-77
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 3 3 0 232-187 6
- Studenti 3 1 2 204-205 4
- Skënderbeu 3 1 2 190-198 4
- Elbasani 3 1 2 181-217 4