Gjergj Vyshka 26.11.2016 07:55
Teuta në basketboll për meshkuj është përforcuar me dy lojtarë në prag të Kupës së Shqipërisë, finalet e të cilit do të luhen në “Ramazan Njala” më 28 dhe 29 nëntor 2016.
Kuami Li, 2.05 metra i gjatë, si dhe Herjon Faslia i ardhur nga Vllaznia, janë dy përforcimet e fundit të bregdetarëve.
Durrsakët pretendojnë që të fitojnë Kupën e Shqipërisë, edhe sepse luhet në shtëpin e tyre, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.