AlbanianSport.com 01.11.2016 23:15
ASNN – Një tjetër takim i vlefshëm për javën e 4-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka qenë edhe ai i zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, midis Teutës dhe Partizanit, që u fitua nga vendasit me 9 pikë epërsi, 76-67.
Shumë të fortë durrsakët në fushën e tyre, duke thyer rivalen e saj të radhës, Partizanin. Me përjashtim të pjesës së tretë, ku humbi 17-23, në tri të tjerat Teuta, e drejtuar nga trajneri i mirënjohur, Xhelal Kalaja, u tregua e gatshme për të përmbushur qëllimin e saj, fitoren.
Duke u udhëhequr në parket nga Marsel Aliaj formacioni durrsak luajti i sigurt. Ai shfrytëzoi luftën sportive në të dyja tabelat, lojën organizuese të Llazanit dhe Pashës, si dhe gjuajtjet nga distanca të Aliaj dhe në afërsi të Isakut, duke marrë në fund fitoren e dytë në këto 4 javë të para dhe duke qenë vetëm 1 pikë pas treshes kryesuese.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e katërt
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 80-51
Të shtunën:
Teuta – Partizani 76-67
Tirana – Vllaznia 73-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 4 3 1 310-223 7
- Vllaznia 4 3 1 286-263 7
- Tirana 4 3 1 303-291 7
- Teuta 4 2 2 301-288 6
- Flamurtari 4 1 3 254-312 5
- Partizani 4 0 4 230-307 4