Gjergj Vyshka 13.12.2015 18:20
Klubi shumësportësh “Tirana” të hënën do të organizojë Kupën “Gëzim Panariti” për nder të ish-basketbollisti bardheblu, i ndarë nga jeta në 2 nëntor 2015 pas një sëmundjeje të rëndë.
Në këtë veprimtari do të marrin pjesë tre skuadra Partizani, Ardhmëria Basket dhe Tirana. Dhe kalendari i ndeshjeve, që do të jenë 30-minutëshe, do të jenë Partizani-Ardhmëria, Ardhmëria-Tirana dhe Partizani-Tirana.
Për të nderuar figurën e Gëzim janë ftuar shumë bashkëkohës të tij dhe të shumësportëshit bardheblu, si dhe drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, edhe sepse ai ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues.