AlbanianSport.com 12.03.2017 15:25
ASNN – Korçarët në basketboll për meshkuj kanë arritur të shënojnë një tjetër fitore, këtë herë në shtëpi. Apolonia, që mban mesin e tabelës së renditjes, është ndalur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, ndërkohë që Skënderbeut i ka mjaftuar vetëm pjesa e 3-të e këtij takimi, për të përmbysur epërsinë e miqve dhe për të arritur një fitore me shumë vlera.
Pjesa e parë e takimit ka nisur shumë mirë për Apoloninë, që falë edhe disa gjuajtjeve për 3 pikë arrin të sigurojë një epërsi prej 8 pikësh, teksa tabela elektronike shënon 14-22. Në pjesën e dytë, vendasit e trajnerit Ilir Nika zgjohen dhe kthejnë lojën duke bërë që këtë 10-minutësh ta fitojnë 22-16 dhe në pushim Apolonia është në epërsi, me vetëm dy pikë, 36-38.
Pjesa e 3-të e takimit ka qenë vendimtarja, teksa Skënderbeu i falet këtyre 10 minutave dhe është i saktë si në gjuajtjet për dy pikë, por edhe për 3 pikë. 23-12 për Skënderbeun do të mbyllej kjo pjesë dhe rezultati shkon në 59-50. Kjo diferencë pikësh thuajse ruhet në pjesën e 4-t, të cilën Apolonia e ka fituar 16-18 dhe në përfundim 75-68 për Skënderbeun.
Skënderbeu – Apolonia 75-68
(14-22, 22-16, 23-12, 16-18)
Skënderbeu: Thanas, O. Simaku, Habip, Topi, Duci / Bello, S. Simaku, Terolli, Treska, Qazimllari. Trajner: I. Nika
Apolonia: Zyka, Tegu, Shkurti, Bare, Prifti / Adem, Sauli, Salillari, Ajdhoni, Xhafaj, Alimemaj. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(7-11 mars 2017)
Të martën:
Elbasani – Partizani 34-91
Të shtunën:
Skënderbeu – Apolonia ora 15:00
Tirana Eagles Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 13 13 0 1012-612 26
- Tirana Eagles Basket 12 8 4 791-677 20
- Apolonia 13 5 8 748-927 18
- Elbasani 13 3 10 712-975 16
- Skënderbeu 13 3 10 839-909 16