AlbanianSport.com 21.10.2016 18:55
ASNN – Sikundër raportojnë mediet e Kosovës, Petar Mijoviçi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të SIGAL Prishtinës.
Pas 4 humbjeve të pësuara në po aq ndeshje të zhvilluara, 71-86 ndaj Beroe Stara Zagorës në Ligën Ballkanike dhe 58-100 ndaj turqve të Demir Insat në Kupën e Evropës duke i shtuar këtu dhe dy humbje në kampionat, malazezi ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës kryeqytetase.
Mijoviçi e mori drejtimin para fillimit të këtij sezoni. Ai pritet të zëvendësohet nga kroati Jeronimo Sharini, i cili do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Duhet theksuar se Mijoviçi pati zëvendësuar në këtë post trajnerin e suksesshëm qipriot, Antonis Konstandinides, i cili është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të koshit të meshkujve.