AlbanianSport.com 06.12.2016 16:15
ASNN – Pas fitores së parë javën e shkuar, SIGAL Prishtina kërkon edhe të dytën në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj. Të martën në mbrëmje, bardhekaltërit luajnë kundër skuadrës nga Mali i Zi, Teodo.
Ndeshja zhvillohet në Prishtinë, duke nisur nga ora 19:00, dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Grupit A. Aktualisht SIGAL Prishtina zë vendin e fundit në renditje, me 4 pikë të mbledhura, pas dy humbjeve dhe një fitoreje.
Fitoren e vetme kryeqytetasit e regjistruan ndaj Kumanovës, me shifrat 79-67. Teodo është e dyta në tabelën e renditjes, me 8 pikë, aq sa kanë edhe Beroe Stara Zagora dhe Bashkimi i Prizrenit, përkatësisht në vendin e 3-të dhe të 4-t.
Grupin e kryeson Kumanova, me 11 pikë. Për trajnerin e SIGAL Prishtinës, Jeronimo Sharin, kjo është një ndeshje shumë e vështirë, që duhet patjetër të fitohet, ndonëse ka probleme të shumta.