Basketboll – Meshkuj / SIGAL Prishtina e nis me humbje Ligën Ballkanike

Share Button

BILB-logo-2015-2016-SIGAL

Gjergj Vyshka 13.10.2016 10:05

Fituesit në fuqi të ligës të Gadishullit janë mundur dje në vizitën bullgare, por një ditë “Jo” ka qenë edhe për Bashkimin e Prizrenit. E vetmia skuadër që ka fituar ishte Peja. Liga Ballkanike e Basketbollit për meshkuj, veprimtari në të cilin merr pjesë Tirana dhe që siparin e ka ngritur të hënën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, dje ka luajtur të gjitha ndeshjet e javës së parë.

Ajo që bie në sy, kjo në mënyrë krejt të papritur, është fakti se SIGAL Prishtina, fituesja në fuqi e Ligës Ballkanike, e ka nisur këtë veprimtari me humbje. Një humbje shumë e thellë për skuadrën e kryeqytetit të Kosovës, ndërsa disfata e parë ka ardhur në Stara Zagora të Bullgarisë, atje ku vendasit e Beroes kanë fituar me 15 pikë diferencë, në shifrat 86-71.

SIGAL Prishtina, e cila është dhe kampione në fuqi e Kosovës, është pjesëmarrëse në Kupat e Evropës. Por për këtë skuadër ka munguar Drilon Hajrizi, i cili për shkak të përplasjeve që ka me grupimin e tifozëve kryeqytetas, “Plisat”, teksa ka qenë pjesë e Trepça Mitrovicës, nuk ka luajtur. Sepse nuk pranohet në skuadër për shkak të deklaratave të tij të mëparshme përpara se të vinte tek SIGAL-i.

Vendësit ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi 22-20. E në pushim të gjysmës së parë ata kanë qenë në epërsi me një diferencë 11 pikësh, 49-38. Bullgarët me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë, duke fituar në fund me epërsi prej 15 pikësh, 86-71.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh