Gjergj Vyshka 18.09.2016 15:15
Pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Antonis Kostantinides deklaroi: “Kjo ishte mbyllja më e mirë që mund t’i bënim këtyre Eliminatoreve. Më duhet të falënderoj të gjithë djemtë për lojën e mirë që kanë bërë, ndërsa kjo fitore ishte shpërblimi më i mirë për të gjithë djersën që kemi derdhur.”
“Është një fillim që unë shpresoj ta çojmë më gjatë për të rritur nivelet e basketbollit të meshkujve të Shqipërisë”, – ka shtuar qiprioti i stolit kuqezi të koshit. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Sllovakisë, Ivan Rudez, përgëzoi kuqezinjtë për fitoren e arritur. “Shqipëria ka luajtur mirë”, – tha ai.
“Ne kemi një skuadër të re në ndërtim, e cila ka një moshë mesatare prej 22 vjeç, – ka vjuar kroati që drejton përfaqësuesen sllovake të koshit. – Është skuadër me të ardhme, ndërsa këto Eliminatore na bëjnë të mendojmë se jemi në rrugë të mbarë. Suksese ekipit tuaj kombëtar!”