Gjergj Vyshka 11.09.2016 19:00
Duke folur pas ndeshjes, një nga ndihmëstrajnerët e Shqipërisë, Andrea Rumani, tha: “Jemi munduar të bëjmë një ndeshje të mirë, por e kemi humbur në fund. Përgjithësisht gjithçka ka qenë brenda kuadrit të lojës sonë.”
“Por duhet përvojë për të fituar të tilla ndeshje”, – shtoi ai. Ndërsa trajneri i Gjeorgjisë, I. Zuros, nuk e fshehu se, ndryshe nga ajo në Tbilisi, ishte përballur me një sfidë të fortë të kuqezinjve në sfidën e Tiranës.
“Një lojë shumë e ashpër dhe e vështirë, – ka theksuar ai, duke folur pas ndeshjes së fituar nga skuadra e tij në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. – Ju keni një skuadër të mirë, ndoshta keni probleme me ato që vijnë nga stoli.”
“Ne kemi fituar sot dhe falë eksperiencës, sidomos në pjesën e katërt, – ka vijuar trajneri gjeorgjian. -Besoj dhe mendoj që deri në fund të Eliminatoreve do të jemi pretendent për në fazën finale të Evropianit”