Gjergj Vyshka 06.05.2016 09:35
Për herë të 4-t radhazi djemtë e Adem Muhametajt janë shpallur fituesit e trofeut të tretë më të rëndësishëm të sezonit. Janë bërë si “mace e zezë” për shkodranët, teksa i rrëmbejnë kupën e dytë në këtë sezon.
Akuza përsëri të kuqebluve për gjyqtarët. Kamza Basket në basketboll për meshkuj është fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të katërt. Madje është bërë si “mace e zezë” për Vllazninë.
Kjo, sepse jo vetëm që e ka mundur për herë të katërt këtë sezon, por i ka marrë trofeun e dytë pas Kupës së Shqipërisë duke i bërë të ditur të gjithëve se do të jetë një kandidate potenciale për titull “kampion”.
Nëse një muaj më parë në ndeshjen e fazës së katërt të luajtur në sallën sportive në Bathore, Kamza Basket ka fituar vetëm me dy pikë diferencë, 67-65, me një trepikësh të Fjollës, dje ka qenë tjetërkush që ka vendosur fatet e ndeshjes.
Pikërisht një shkodran si Robert Shestani, shënuesi më i mirë i ndeshjes së bashku me Algert Gjonajn e Vllaznisë me 19 pikë, ka ndëshkuar Vllazninë. Një trepikësh i tij dhe në fund të 40-minutëshit është fiksuar fitorja e Kamza Basket në shifrat 67-64
Superkupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Libri i Artë i fituesve:
1999 Valbona
2000 Dinamo
2001 Tirana
2002 Dinamo
2003 Tirana
2004 Valbona
2005 Valbona
2006 Valbona
2007 Valbona
2008 Tirana
2009 Tirana
2010 Tirana
2011 Tirana
2012 Tirana
2013 Kamza Basket
2014 Kamza Basket
2015 Kamza Basket
2016 KAMZA BASKET