AlbanianSport.com 18.01.2017 14:50
ASNN – Huazimi për dy ndeshje i shkodranit Robert Shestani nga Teuta tek Tirana nuk ka rezultuar i suksesshëm.
E kjo jo vetëm për bardheblutë, por dhe për vetë lojtarin, i cili në pjesën e parë ka pësuar një ndrydhje në kaviljen e djathtë.
Çka e ka detyruar të lërë ndeshje, ndërsa nën shoqërinë e fizioterapistit Sabahat Kastrati ka shkuar në dhomat e zhveshjes.
Në një pohim për AlbanianSport.com, basketbollisti elegant dhe premtues ka deklaruar se nuk është ende i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për bardheblutë për ndeshjen e fundit të Ligës Ballkanike, atë kundër Pejës në fushën e kësaj të fundit.
Shkodrani ishte një përforcim i përkohshëm i bardhebluve për dy ndeshjet e fundit në Ballkan.