AlbanianSport.com 15.02.2015 19:50
ASNN – Tirana ka shpërthyer në një fitore “treshifrore” në javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj dhe “preja” e radhës për bardheblutë e trajnerit Bujar Shehu ishte të premten Apolonia, që u mund 59-105 në kryeqytet. Me suksesin e 12-të Tirana udhëheq Superligën dhe bëhet edhe më e frikshme për rivalët.
“Apolonia u përpoq të bënte diçka, por përvoja e skuadrës sonë bëri diferencën, – deklaroi për të përditshmen sportive shqiptare “Panorama Sport” “arkitekti” i kryeqytetasve, Bujar Shehu. – Fierakët e patën shumë të vështirë përtej ndonjë tentative individuale të tyren.”
“Objektivi im në këtë ndeshje ishte aktivizimi i 12-shes duke lënë vetëm pak minuta në dispozicion për lojtarët titullarë, – ka vijuar trajneri bardheblu. – Përpos kësaj, edhe skuadra e Apolonisë duhet inkurajuar.” Në takimin tjetër të së premtes, Kamza Basket ka mposhtur sërish Vllazninë me +23 pikë diferencë, 80-57.