AlbanianSport.com 19.02.2016 18:55
ASNN – Një analizë interesante ka ofruar edhe anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit, Vaso Shaka, i cila tha: “Finalet gjithnjë janë finale dhe kanë atë interesin si finale, por për mendimin tim niveli ishte shumë i dobët. Ishte një lojë jo e një finaleje, qoftë në anën e luftës, qoftë nga ana teknike, taktike, etj, etj. Pra ishte një finale nën nivelin e finales.”
“Kamza Basket luajti më e kujdesshme dhe fitoi duke e merituar fitoren plotësisht, – ka vijuar ish-basketbollisti. – Eliminimi i Vllaznisë nuk më befasoi, sepse nuk u befasova që nuk fitoi Tirana sot (dje), për arsye se unë e mendoj psikologjikisht që Vllaznia hyri në fushë sikur e ka të sigurt fitoren dhe nuk u mobilizua në atë shkallë që duhej për të fituar.”
“Të njëjtën gjë bëri Tirana sot (dje), duke menduar se e ka kupën e sigurt, pra sporti nuk është vetëm kush është skuadër më e mirë, po kush lufton më shumë, kush ia bën më shumë hyzmetin ndeshjes, etj., – ka theksuar Shaka. – Organizimi i veprimtari dhe atmosfera në pallatin e sportit ishte në lartësinë e duhur, por sigurisht që do të ishte shumë më e bukur sikur Vllaznia të dilte në finale.
“Kjo, sepse spektatori e zbukuron edhe aktivitetin. Ndërsa, duhet thënë se sot (dje), spektatorët mungonin shumë, përderisa nuk ishte në finale Vllaznia dhe kjo i krijoi një mangësi atmosferës së shkallët e pallatit të sportit”, – ka përfunduar anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit, Vaso Shaka.