AlbanianSport.com 22.12.2016 15:25
ASNN – Apolonia fiton në Vlorë ndaj Elbasanit, në një ndeshje në të cilat janë kërkuar minutat shtesë për të shpallur fituesin. Takimi ka qene shumë i bukur dhe me mjaft rivalitet, ndërsa vetëm pas 5 minutave shtesë është fitimtari, që ka qenë Apolonia.
Fillimi i takimit i përket Elbasanit, që nis e krijon epërsinë. Apolonia kërkon të rikuperojë sa më shumë në pjesën e dytë, të cilën e ka fituar 18-17 dhe gjysma e parë është mbyllur në favor të miqve, 27-30.
Me rifillimin e lojës pas pushimit, pavarësisht atmosferës së ftohtë në Pallatin e Sportit në Vlorë, sërish ka rivalitet. Apolonia tregohet më e qetë, aq sa arrin të krijojë një epërsi prej 9 pikësh.
Mirëpo nuk pajtohen miqtë nga Elbasanit, të cilët në 10 minutat e fundit kanë arritur ta barazojnë atë në 66-66. Pesë minutat shtesë janë më të mira për Apoloninë, e cila duke fituar 11-3 ka fituar dhe të gjithë ndeshjen 77-69.
Apolonia – Elbasani 77-69
(9-13, 18-17, 20-14, 19-22/11-3)
Apolonia: Zyka, Tegu, Shkurti, Salillari, Alimeraj / Bare, Ajdhoni, Ademi, Sauli, Naçi, Prifti, Çomo. Trajner: O. Profka
Elbasani: Biçoku, Guxha, Isufi, Mata, Kishta / Koçiasi, Leka, Balliu, Uruçi. Trajner: Xh. Balliu
Gjyqtarë: E. Allaraj, P. Sakaj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Apolonia – Elbasani 77-69
Të enjten:
Tirana Eagles Basket – Skënderbeu ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 8 8 0 592-380 16
- Tirana Eagles Basket 7 4 3 434-411 11
- Elbasani 8 3 5 503-562 11
- Apolonia 8 3 5 459-584 11
- Skënderbeu 7 1 6 430-491 8