AlbanianSport.com 07/02/2019 15:15
ASNN – Prishtina në 16 më të mirat e “FIBA Europe Cup”, në turin e radhës përballë italianëve të Varezes. Prishtina në basketboll për meshkuj ka bërë një paraqitje vërtet mbresëlënëse në Kupën e Evropës në Basketboll për Meshkuj, duke u përballur me dinjitet në grupin I të turit të dytë eliminator.
Ndërkohë, pasi siguroi një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në “Fiba Europe Cup”, Prishtina ka mësuar rivalin me të cilin do të përballet në fazën e eliminimit në këtë garë evropiane. Klubi i kryeqendrës së Kosovës do të përballet me ekipin italian Pallakanestro Varezes.
Ndeshja e parë ndaj Varezes do të zhvillohet më 6 mars, në Prishtinë ndërsa ajo e kthimit më 13 mars 2019. Pallakanestro Vareze është një ekip me histori në basketbollin kontinental, pasi ka fituar 10 herë titullin në kampionatin italian, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli garën në vend të 6-të.
Kuptohet, ekipet elitare italiane luajnë në Ligën e Kampioneve në Basketboll për Meshkuj, por edhe në turneun tjetër prestigjioz, “Euroligën”, por edhe “FIBA Europe Cup” është një veprimtari që i përmbush në këtë moment nevojat e skuadrës shqiptare të Prishtinës për të qenë ndër ekipet më të mira të kontinentit.