AlbanianSport.com 30/10/2018 23:30
ASNN – Klubi i Basketbollit të Prishtinës u thye sot në Kupën e Europës FIBA nga danezët e Baken Birs me shifrat 108-84. 10-minutëshi i parë përfundoi me rezultatin 28-21, ku u duk qartë që në fillim se danezët kishin epërsi dhe njëfarë cilësie që nuk e dispononte skuadra nga Kosova. Edhe 10-minutëshin e dytë e fituan “arushat” daneze me shifrat 28-25. E thënë ndryshe, skuadra e Baken Birs shkoi në pushimin e ndeshjes me shifrat 56-46.
Në 10-minutëshin e tretë skuadra e Danimarkës fitoi sërish 28-21 dhe 10-minutëshin e fundit me shifrat e thella 24-17 dhe krejt ndeshjen 108-84. Në radhët e skuadrës së Prishtinës më i miri ishte amerikani Demario Mejfield që shënoi 21 pikë, fitoi 8 topa në tabelë dhe dha 3 pasime për kosh. Kijan Anderson ishte i dyti më i mirë me16 pikë, kurse lista e pikëshënuesve më të mirë përfundon me Dardan Berishën më 15 pikë. Prishtina gjendet në pozita sërish të forta.
Në fakt, Grupi E në “FIBA Europe Cup” udhëhiqet nga Baken Birs më 6 pikë, e dyta është Prishtina, me 5, ndjekur nga ukrainasit e Cerkaski Mavpi me 2 pikë, dhe në vend të fundit Steaua e Bukureshtit me 2 pikë. Këto dy të fundit kanë luajtur vetëm dy ndeshje. Kurse Prishtina dhe Baken Birs nga tri ndeshje.
Baken Birs – KB Prishtina 108-84
(28-21, 28-25, 28-21, 24-17)