AlbanianSport.com 07/01/2018 15:40
ASNN – Klubi i Basketbollit të Meshkujve të Prishtinës, ka regjistruar një fitore të madhe mbrëmjen e të mërkurës në grupin E, duke mposhtur si udhëtuese skuadrën ukrainase të Cerkaski Mavpi me rezultatin 73-92. Me këtë fitore, Prishtina u ngjit në kuotën e 7 pikëve, në vend të dytë pas danezëve të Baken Biirs, të cilët në 4 ndeshje kanë katër fitore dhe kanë grumbulluar tetë pikë.
Në duelin kundër ukrainasve, skuadra e kryeqytetit të Kosovës fituan 10-minutëshin e parë me shifrat 15-21, të dytin e fitoi Mavpi me shifrat 26-25, por diferencën e madhe Prishtina e bëri në 10-minutëshin e tretë, ku fitoi 31-16, ndërsa pjesa e katërt dhe e fundit u fitua me shifrat 16-15 nga vendasit. Si përfundim, skuadra e Prishtinës e fitoi ndeshjen 92-73.
Ajo ka siguruar praktikisht kalimin e mëtejshëm për në turin e dytë të FIBA Europe Cup.
Ndërkohë, po në grupin E, Steaua e Bukureshtit humbi me danezët e Baken Biirs me shifrat thella 63-98, duke bërë që danezët ta mbyllin të parët e rumunët të fundit, megjithëse janë ende për t’u luajtur edhe dy ndeshje. Ndeshjen e radhës, skuadra nga Kosova e koshit do ta kenë ndaj Steauas së Bukureshtit, më 13 nëntor.
Por cilido qoftë rezultati, Prishtina e ruan pozicionin aktual, ndërsa Cerkaski Mavpi do ta ketë të vështirë me Baken Biirs.
Renditja në grupin E:
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Baken Biirs 4 4 0 8
- Prishtina 4 3 1 7
- Cerkaski Mavpi 4 1 3 5
- Steaua Bukuresht 4 0 4 4