Gjergj Vyshka 20.10.2016 18:00
Peja dhe SIGAL Prishtina, të cilat janë njëkohësisht dhe në Ligën Ballkanike dhe që në javën e dytë ndeshjet me Teodon dhe Sutjeska Nikshiq, të cilat i kanë shtyrë përkatësisht për më 20 dhe 21 dhjetor 2016, dje e kanë nisur me humbje pjesëmarrjen e tyre në “FIBA Europa Cup”.
Peja ka pësuar humbje përballë skuadrës rumune, Klujzh Napoka, me rezultatin 76-85. Vendasit kanë shënuar fitore falë përqendrimit më të madh në minutat e fundit, pasi në të shumtën e kohës në epërsi ka qenë KB Peja. Ndërkohë, SIGAL Prishtina është mundur në Stamboll nga Demir Insat, me shifrat e thella 58-100.