AlbanianSport.com 22.12.2016 12:05
ASNN – Peja e ka fituar mbrëmë ndeshjen e saj të prapambetur në Nikshiq me Sutjeskën vendëse dhe ka rihapur grupin B. Tashmë kosovarët janë vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga malazezët, si dhe një pikë larg MKK Feni Industries, Karposh Sokolit dhe Tiranës.
Që do të thotë se një fitore e mundshme të mërkurën ndaj MKK Feni Industries dhe më 11 janar 2017 në vizitën e Mitrovicës e fut plotësisht në katër të kualifikuarat Pejën. Dje e ka dominuar totalisht ndeshjen, teksa ka fituar pjesën e parë 14-20. Të dytën e ka marrë 18-22 dhe në pushim ka qenë në epërsinë e 10 pikëve diferencë, 32-42.
Janë përpjekur malazezët për të ngushtuar diferencën, teksa kanë fituar pjesën e tretë 24-22 dhe në total 56-66. Por ajo që i ka vënë “vulën” suksesit të pejanëve është pjesa e katërt, 11-20 dhe në total 67-86 për Pejën, që kështu ka marrë fitoren e katërt në Ligën Ballkanike.
Dhe, në të tilla kushte, vështirësohet rrugëtimi i Tiranës, që me 17 janar 2017 duhet medoemos të fitojë në fushën e vet, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” të kryeqytetit ndaj Karposh Sokolit për të qenë në katër më të mirat e grupit B, që kalojnë në turin e dytë të kësaj veprimtarie rajonale.
Liga Ballkanike (BIBL 2016)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e dytë
(20 dhjetor 2016)
Ndeshjet e prapambetur:
Sutjeska Nikshiq – Peja 67-86
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska Nikshiq 8 5 3 628-566 13
- MKK Feni Industries 7 4 3 516-475 11
- Karposh Sokol 8 3 5 600-664 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11
- Peja 6 4 2 482-436 10
- Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10