Gjergj Vyshka 25.03.2017 08:50
Partizani është shpallur “kampion” i Kategorisë së Parë në basketboll për meshkuj, teksa në mbrëmje në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ka vulosur fitoren e 16-të radhazi.
Por ajo që ka munguar është kupa për skuadrën “kampione” të Kategorisë së Parë, sepse, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, kampionati ka dhe një javë dhe në fund dorëzohet trofeut.
Por megjithatë trajneri i Partizanit, Arben Fagu, është ndjerë keq. “Sepse kjo kupë është një stimul më shumë për këto lojtarë, jo vetëm kaq, por sot (dje) duhet të ishin zyrtarët e Federatës Shqiptare të Basketbollit, – ka thënë trajneri, i cili marsin e shkuar ishte kandidat për president përballë fituesit eventual dhe atij aktual, Avni Ponari.
“Nuk besoj të kenë gjë, apo inat me Partizanin, por kështu duhet të stimulohet basketbolli dhe kështu sjellim më shumë njerëz në Pallat”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit në basketboll për meshkuj, Arben Fagu.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(24-25 mars 2017)
Të premten:
Partizani – Eagles Basket 72-32
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu ora 13:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 16 16 0 1242-739 32
- Tirana Eagles Basket 15 9 6 958-852 24
- Apolonia 15 6 9 858-1051 21
- Skënderbeu 14 3 11 891-1002 17
- Elbasani 14 3 11 748-1051 17