Gjergj Vyshka 27.10.2016 12:30
Partizani e Apolonia dje në mbrëmje në “Asllan Rusi” kanë luajtur aktin e tyre të parë, sepse të premten, tashmë për llogari të kampionatit, do të jenë përsëri përballë njëra-tjetrës. Si Partizani, ashtu dhe Apolonia, nuk është se kanë luajtur me pesëshet e tyre më të mira.
E loja ka qenë argëtuese, sepse në dy pjesët e para, të cilat janë fituar nga Partizani në total 27-18, të kuqtë kanë fituar me pikë të ngushta 15-12 dhe 12-6. Fierakët janë të saktë në 3-pikësha jo vetëm me Priftin, por në mënyrë të veçantë me Çobon dhe Naçin. 20-18 është pjesa e 3-të dhe Partizani kryeson 47-36.
E fundit ka qenë një lojë krejtësisht e hapur e të lojtarët e stolit aktivizuar nga Fagu dhe Ismeti janë shënues. Në përgjithësi tek Partizani nuk ka mbetur askush pa shënuar. E për rrjedhojë pjesa e 4-t ka diferencë, 25-10 dhe në fund 72-46 për Partizanin, që kështu ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.
Partizani – Apolonia 72-46
(15-12, 12-6, 20-18, 25-10)
Partizani: Gozhdari (3), F. Ismeti (21), Dervishi (4), Pregja (15), Babasuli (4) / Pylla (2), Jareci (4), Laçi (5), Ikonomi (3), Bardhi (7), Qilimi (4). Trajner: E. Ismeti / A. Fagu
Apolonia: Ademi (4), Naçi (9), Shkurti, Prifti (14), Çomo (15) / Bare, Alimemaj (2), Zh. Ajdhoni, Tegu (2), V. Ajdhoni, Mile. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: G. Hoxha (Tiranë), S. Tafilica (Shkodër)