AlbanianSport.com 19.03.2017 15:25
ASNN – Partizani në basketboll për meshkuj ka marrë fitoren e 15-të radhazi, ndërsa në Vlorë ka mundur Apoloninë, teksa skuadra e të kuqve ka treguar supermaci ndaj kundërshtarëve.
Fierakët janë munduar të bëjnë diçka, por nuk kanë qenë në gjendjen e duhur për t’i bërë ballë Partizanit. Partizani ka fituar pjesën e parë 9-22 dhe më pas i ka fituar dhe të tjerat 12-14, 9-13 dhe 13-16 dhe në përfundim 43-65 për të kuqtë.
Kështu Partizani është larguar me fitore nga Vlora, në takimin e javës së 18-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë.
Apolonia – Partizani 43-65
(9-22, 12-14, 9-13, 13-16)
Apolonia: Zyka, Tegu, Shkurti, Salillari, Alimemaj, Ademi, Sauli, Ajdhoni, Xhafaj, Prifti, Bare. Trajner: O. Profka
Partizani: Ikonomi, Bardhi, Gozhdari, Babasuli, Kristo, Pylla, Pregja, Dervishi, Selimaj, Jareci, Ismeti. Trajnerë: E. Ismeti / A. Fagu
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), E. Allaraj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 18-të
(18 mars 2017)
Të shtunën:
Tirana Eagles Basket – Elbasani 76-36
Apolonia – Partizani 43-65
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 15 15 0 1170-707 30
- Tirana Eagles Basket 14 9 5 926-780 23
- Apolonia 15 6 9 858-1051 21
- Skënderbeu 14 3 11 891-1002 17
- Elbasani 14 3 11 748-1051 17