Gjergj Vyshka 21.02.2015 07:05
Partizani ka rigjetur vendin e tretë të renditjes dje, pasi në ndeshjen e parë të javës së 14-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që nijhet si Superliga, të luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit ka fituar me Apoloninë, 63-79.
Të kuqtë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund ndeshjen e luajtur në fushën e tyre, duke i fituar të katër pjesët kanë fiksuar rezultatin përfundimtar 79-63. Tashmë luhen dhe dy ndeshje sot, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë kryesfida e javës Vllaznia-Tirana.
Në prag të kësaj ndeshjeje, bardheblutë mbajnë vendin e parë në renditje, me 25 pikë, një më tepër sesa shkodranët e vendit të dytë. Pas të kuqve të vendit të tretë, me 22 pikë, renditet Kamza Basket, që ka dy pikë më pak, por është mysafire në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin vendas.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(20-21 shkurt 2015)
Të premten:
Apolonia – Partizani 63-79
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 12:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1156-846 25
- Vllaznia 13 11 2 1084-865 24
- Partizani 14 8 6 918-970 22
- Kamza Basket 13 7 6 977-782 20
- Flamurtari 13 2 11 866-1029 15
- Apolonia 14 0 14 782-1275 14