Gjergj Vyshka 19.12.2015 11:15
Të kuqtë kanë eliminuar Superior Klimën në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe kanë gjetur fitoren e parë të sezonit pas 10 humbjesh në kampionat. Në fakt Partizani e ka nisur mirë ndeshjen, sepse ka fituar pjesën e parë 24-14. Por Superior Klima nuk dorëzohet lehtë, teksa ka fituar pjesën e dytë 11-22 dhe në pushim është skuadra e trajnerit Eduard Çarçani kryeson 35-36.
Pushimi i ka bërë mirë të kuqve, të cilët lëshohen edhe një herë me furinë e fillim ndeshjes dhe arrin të shkëputet në pjesën e tretë deri në 8 pikë diferencë. Në total 57-49, kurse pjesa e tretë ka qenë për të kuqtë, 22-13. E katërta është vendimtare. Nisin ndëshkimet e lojtarëve me 5 gabime personale, gjë që nuk bën asnjë palë të kënaqur, ndërsa gjykimi i treshes Dulçe-Kasmi-Bejko ka qenë i diskutueshëm dhe i kontestueshëm nga të dy ekipet.
Dhe për rrjedhojë ka mbetur Partizani me katër lojtarë, në një kohë që tek Superior Klima ka dalë Shytaj dhe Shehi me pesë gabime personale. Madje ky i fundit ka pasur gabim dyfish, sepse pas një dyluftimi ka pasur një kacafytje me Ismetin, gjë është zgjidhur paqësisht. Por për të dy lojtarët është dhënë gabim teknik prej gjyqtarëve e për rrjedhojë Shehi ka dalë me pesë gabime personale.
Ndoshta këtu ka përfituar Partizani, që edhe me katër lojtarë ia ka dalë të jetë fitues 79-72, ndonëse pjesa e katërt ka qenë për Superiorin, 22-23. Fundi i lojës gëzim tek të kuqtë, ndërsa Florian Ismeti, si heroi i fitores së Partizanit, është mbi shpatullat e djemve të kuq. Shkurt një fitore titanësh e Partizanit dje.
Partizani – Superiori 79-72
(24-14, 11-22, 22-13, 22-23)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të premten:
Partizani – Superior Klima 79-72
Të shtunën:
Vllaznia – Ardhmëria Basket ora 18:00
Tirana – Elbasani ora 18:00
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta ora 19:00