Gjergj Vyshka 18.02.2017 12:05
Partizani jo vetëm që ka arritur fitoren e 11-të radhazi në po aq ndeshje të luajtura në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, por dje ka shkërmoqur Apoloninë. Që do të thotë se skuadra, e cila drejtohet nga Arben Fagu dhe Elvis Ismeti e luan deri në fund këtë kampionat thjesht për të respektuar kalendarin.
Sepse është që tani në Superligë, ndërsa kështu për legjendën që ka krijuar në basketbollin shqiptar do t’i bëjë nder elitës së koshit shqiptar. Madje nuk ka më asnjë kundërshtar. Apolonia e ka pasur të vështirë të rezistojë ndaj Partizanit, që në të 4 pjesët e lojës ka qenë fitues.
14-7 në të parën, 22-8 në të dytën dhe në pushim 36-15 për të kuqtë. Suksesi vjen duke u thelluar në të tretën, teksa Partizani ka fituar 27-8 dhe 63-23. 16-7 është pjesa e fundit duke vulosur suksesin e të kuqve 79-30 dhe Apolonia që vijon të jetë hija e vetvetes. Merita e skuadrës së Partizani është se të gjithë ishin shënues pikësh, që do të thotë se grupi është solid pse jo dhe për Superioren.
Partizani – Apolonia 79-30
(14-7, 22-8, 27-8, 16-7)
Partizani: Pregja (14), Dervishi (6), Gozhdari (6), Pylla (12), Qilimi (11) / Bardhi (8), Kristo (7), Selimaj (12), Ikonomi (3). Trajnerë: A. Fagu / E. Ismeti
Apolonia: Prifti (7), Zyka (11), Ademi, Shkurti (3), Tegu (8) / Alimemaj, Bare, Sauli, Salillari (1), Xhafaj. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: J. Gokaj, H. Trajer (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 13-të
(17-18 shkurt)
Të premten:
Partizani – Apolonia 79-30
Të shtunën:
Elbasani – Tirana Eagles Basket ora 15:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 11 11 0 853-516 22
- Tirana Eagles Basket 9 6 3 585-523 15
- Apolonia 11 4 7 613-803 15
- Elbasani 9 3 6 546-661 12
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11