Gjergj Vyshka 08.12.2016 19:50
Liga Ballkanike në Basketboll për Meshkuj ka caktuar dhe gjyqtarët e ndeshjes Tirana-Sutjeska.
I pari është bullgari Miroslav Tomov, që e gjykon për herë të dytë Tiranën, sepse më parë ka qenë tek humbja e bardhebluve me Karposh Sokolin, 74-78.
I dytë do të jetë boshnjaku Dragan Krajl, që Tiranën e gjykon për herë të tretë, ndërsa ka qenë tek Sutjeska-Tirana 77-61 dhe Tirana-MKK Feni Industriers 63-72.
Dhe i tretë boshnjaku Ivan Miliçeviç, që e gjykon Tiranën për herë të dytë, teksa ka qenë më parë tek Tirana-Peja 76-73.
Por e veçanta është fakti se vëzhgues do të jetë shqiptari Arben Kaçurri, që e ka ndeshjen e parë si ndërkombëtar.