AlbanianSport.com 05.10.2015 20:25
Është fatkeqësi, por në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, që ështëimpianti kryesor i lojërave me dorë në Tiranë dhe në Shqipëri, dje është luajtur me një tabelë elektronike. Tabela e madhe elektronike, e cila duhet të shfaqë edhe gabimet personale të lojtarëve, të cilët nuk kanë nevojë të shohin kur të ngrejë numrin sekretaria, është e djegur.
Jo vetëm kaq, por në një kosh nuk ka 24 sekondësh, sepse edhe ai është i djegur. Drejtori i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Ardian Yzeiraj, tregon se duhet të vijnë t’i rregullojnë, edhe sepse ato janë pajisjet e basketbollit. “Unë këto mundësi kam. Le ta bien inxhinierin elektronik dhe t’i rregullojnë”, thotë Yzeiraj.
Por nuk duhet harruar se një ndeshje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka qira për t’u luajtur. Dhe ne presim që Federata Botërore e Basketbollit dhe ajo Evropiane të na miratojë infrastrukturën. Gjithçka është për t’u ndërtuar nga fillimi, sepse gjendja është më shumë se skandaloze…