Gjergj Vyshka 08.12.2015 12:30
Kamza Basket në basketboll për meshkuj ka ndryshuar tërësisht kalendarin për shkak se trajneri i kësaj skuadre, Adem Muhametaj, për një periudhë prej gati dhjetë ditësh do të jetë jashtë vendit.
Që do të thotë se ndeshjen e javës së dhjetë me Teutën do ta luajë të mërkurën në ora 19:00 në sallën sportive në Bathore. E po me Teutën ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë do ta luajë më 23 dhjetor kur të tjerët do të ndeshen më 18 e 19 dhjetor.
E të gjitha këto ndryshime janë miratuar jo vetëm me dashamirësinë e Teutës dhe të trajnerit të saj Xhelal Kalaja, por dhe të Federatës Shqiptare të Basketbollit.