Gjergj Vyshka 24.01.2015 17:55
Duke folur pas triumfit në Superkupë, trajneri i Kamza Basket, Adem Muhametaj, tha: “Fitorja e Superkupës së Shqipërisë është meritë e të gjithë lojtarëve, punë që bëhet në skuadër, si dhe përvojës që kemi brenda grupit. Jo vetëm kaq, por fitorja është dhe meritë e Bashkisë dhe kryetarit tonë Xhelal Mziu.”
“Tashmë përgatitemi që të jemi fitues dhe në kampionat. Kemi bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë”, – ka përfunduar trajneri i periferikëve të kryeqytetit. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, ka veçuar gjykimin dhe lodhjen si shkaktarë të dështimit të skuadrës së tij në Superkupës.
“Është fatkeqësi që gjithçka vendoset nga gjykimi, – ka deklaruar ai. – Nuk mund të luhet kështu me skuadrën. Sigurisht që ka ndikuar dhe lodhja që patëm deri në Rumani për Ligën Ballkanike. Megjithatë jemi munduar të tregojmë më të mirën tonë. Mund ta kishim fituar dhe finalen e Superkupës, por nuk na lanë”.