AlbanianSport.com 18.10.2014 07:35
ASNN – Pasi ka luajtur të enjten takimin e parë, atë midis Vllaznisë dhe Apolonisë, që është fituar pa shumë probleme nga kampionët në fuqi, në shifrat 81-57, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur të premten dy takimet e tjera.
Partizani, i sapo ngjitur në Kategorinë Superiore në basketboll për meshkuj, e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin. Ka mundur Kamza Basket në një ndeshje të cilën e ka dominuar nga fillimi deri në fund, aq sa në pushim ka shkuar me epërsinë 26-36.
Ndërkaq, në takimin tjetër, Tirana e ka nisur me fitore kampionatin, teksa dje pasdite, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka triumfuar lehtësisht ndaj Flamurtarit, me rezultatin 82-59.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e parë
(16-17 tetor 2014)
Vllaznia – Apolonia 81-57
Tirana – Flamurtari 82-59
(27-13, 19-14, 14-21, 22-21)
Kamza Basket – Partizani 63-68
(15-21, 11-15, 19-10, 18-22)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 1 1 0 81-57 2
- Tirana 1 1 0 82-59 2
- Partizani 1 1 0 68-63 2
- Kamza Basket 1 0 1 63-68 1
- Flamurtari 1 0 1 59-82 1
- Apolonia 1 0 1 57-81 1