AlbanianSport.com 08/03/2024 23:05
ASNN – Basketboll, Euroliga e koshit, mbyllet java e 28-të. Sfida Milano-Partizani i Beogradit 85-83 erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga e meshkujve, është ka vijuar të premten me takimet e javës së 28-të të sezonit të rregullt, teksa janë luajtur 3 sfidat e fundit të kësaj jave.
Dhe dueli i luajtur në Milano, midis Olimpias vendase dhe Partizanit të Beogradit, ka qenë e luftuar, me skuadrat që nuk i lejojnë shumë hapësira njëra-tjetrës dhe duke luftuar pikë për pikë, çka e ka mbajtur gjithçka thuajse në barazpeshë të plotë. Kështu, 10-minutëshi i parë ka parë skuadrën skuadrën mike të kalojë në kryesim prej disa pikësh, por vendasit rikuperojnë dhe ia dalin ta mbyllin me një pikë të vetme epërsi, 22-21.
Ai i dyti ka parë të dyja skuadrat të mos lëshojnë pe për asnjë moment dhe, për rrjedhojë është mbyllur në barazpeshë të plotë, 19-19, dhe janë italianët që shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me një pikë të vetme, 41-40. Por skuadra serbe ka dalë e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, duke zhbërë epërsinë e vendasve dhe e fituar 10-minutëshin e 3-të, 27-23.
Kështu, Partizani i Beogradit përmbys shifrat dhe kryeson pas një gjysmëore lojë me 3 pikë epërsi, 67-64. Por skuadra italiane e ruan gjakftohtësinë në fund dhe arrin ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 21-16, duke përmbysur shifrat dhe Olimpia Milano mund Partizanin e Beogradit, 85-83, dhe merr fitoren e 12-të në 28 javë.