AlbanianSport.com 15.02.2015 10:40
ASNN – Pas dy ndeshjeve të luajtura të premten, java e 13-të e Kampionatit Kombëtar
të Basketbollit për Meshkuj është mbyllur dje me takimin midis Partizanit dhe Flamurtarit.
Kjo ndeshje është fituar me 10 pikë epërsi, 78-68, nga të kuqtë kryeqytetas, që tashmë janë drejt sigurimit të vendit në 4-shen e “play-off”-it final, që zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt.
Ndërkaq, të premten, Tirana ka forcuar kryesimin, teksa pasdite në “Farie Hoti” ka fituar thellë, 105-59, ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Por ajo që bie në sy është fakti se ka rilindur Kamza Basket e drejtuar me shumë meritë nga Adem Muhametaj.
Kamza Basket edhe duke e mundur Vllazninë 80-57, kjo për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, vërteton edhe një herë se do të jetë një rivale e fortë për të qenë kampione e Shqipërisë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(13-14 shkurt 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 80-57
Tirana – Apolonia 105-59
Të shtunën:
Partizani – Flamurtari 78-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1156-846 25
- Vllaznia 13 11 2 1084-865 24
- Kamza Basket 13 7 6 977-782 20
- Partizani 13 7 6 839-907 20
- Flamurtari 13 2 11 866-1029 15
- Apolonia 13 0 13 719-1196 13