AlbanianSport.com 13.12.2014 10:50
ASNN – Superliga e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së 10-të të saj, që ishte edhe java e fundit e fazës së parë dhe Tirana dhe Vllaznia e kanë mbyllur në kushte të barabarta, me nga 19 pikë secila, pas 9 fitoresh dhe një humbjeje.
Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Bujar Shehu kanë triumfuar jo pa lodhje në duelin me periferikët e Kamza Basket, me shifrat 85-75, ndërsa ka qenë më bindëse fitorja e Vllaznisë në Shkodër, ku ka mundur Partizanin me rezultatin 94-36. Partizani mban vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Kamza Basket atë të 4-tin, me dy pikë më pak.
Java e 10-të mbyllet sot me takimin e orës 19-të, midis Flamurtarit dhe Apolonisë, dy skuadrave që ndajnë dy vendet e fundit të renditjes me përkatësisht 10 dhe 9 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 10-të
(12-13 dhjetor 2014)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 75-85
Vllaznia – Partizani 94-63
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia (ora 19:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 9 1 878-663 19
- Vllaznia 10 9 1 850-646 19
- Partizani 10 6 4 671-677 16
- Kamza Basket 10 4 6 722-651 14
- Flamurtari 9 1 8 580-735 10
- Apolonia 9 0 9 490-819 9