Gjergj Vyshka 05.11.2016 11:35
Majk Vaqarri është emri i suksesit të Kamza Basket në përballjen me Vllazninë dje në mbrëmje në Bathore. Ka shënuar 26 pikë, ka dhënë mbi 10 pasime për kosh, e duket se skuadra e trajnerit Adem Muhametajt ka gjetur vetveten.
Që do të thotë se me një fitore me 22 pikë diferencë është kthyer në një skuadër tashmë pretendente. Diferencat mes Kamza Basket dhe Vllaznisë kanë qenë të mëdha që në dy pjesët e para, të cilat skuadra e Muhametajt i ka fituar 25-14 dhe 26-13 dhe në pushim ka shkuar me totalin 51-27.
Ndërkohë Vllaznia përpiqet të reagojë. Ka fituar pjesën e tretë skuadra e trajnerit Bledar Gjeçajt me shifrat 12-14, por vetëm ka ngushtuar në 63-41. 21-21 është pjesa e fundit dhe në total 84-62 për Kamza Basket, që fitoren e dytë të këtij sezoni e ka nga Majk Vaqarri.
Kamza Basket – Vllaznia 84-62
(25-14, 26-13, 12-14, 21-21)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 4-t
(4-5 nëntor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana 69-90
Kamza Basket – Vllaznia 84-62
Të shtunën:
Flamurtari – Teuta ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 4 4 0 332-264 8
- Vllaznia 4 2 2 303-273 6
- Kamza Basket 4 2 2 295-296 6
- Teuta 3 2 1 225-206 5
- Ardhmëria Basket 4 1 3 273-264 5
- Flamurtari 3 0 3 136-261 3